Kiara Tito u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas një nominimi me Bledin dhe Efin, ku kjo e fundit u shpall finalistja e dytë.
Edhe pse nuk arriti finalen, Kiara mori një suprizë të madhe e të papritur nga Luizi, propozimin për martesë.
Kjo bëri që Kiara të harronte çdo zhgënjim apo mërzi tjetër, ndjesi të cilën e ndau me ndjekësit në Instagram.
Moderatorja ka bërë postimin e saj të parë pas daljes, ku ka shkruar disa fjalë krahas fotos me unazën e propozimit.
“Zemra plot! Aq shume u gezova dje, sa harrova cdo dhimbje, lot, zhgenjim. ???? Faleminderit te gjitheve per dashurine dhe mbeshtetjen qe keni treguar gjate rihyrjes time ne shtepine e Big Brother.
Çdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere kete eksperience te paharrueshme dhe te vecante per mua.
Dashuria mbizoterofte ne zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja”, ka shkruar ajo.