Shumica e ish konkurenteve te Per’puthen kane dhene deklarata te forta per produksionin, sesi ata detyroheshin te benin gjera qe nuk i donin, apo te dilnin ne takime me konkurentet e perzgjedhur nga vete produksioni, apo u eshte mohuar e drejta e mendimit dhe jane detyruar te dalin keq para publikut pasi nuk jane lejuar nga vete produksioni te flasin.
Megjithate, edhe pse me te drejten e fjales te mohuar ne emision, ata kane perdorur rrjetet sociale,tashme me shume ndjekes, per te treguar te gjitha ndodhite, sipas tyre te verteta.
Nje pjese e publikut i beson keto deklarata duke menduar se produksioni vertet ecen sipas skenarit per te marre sa me shume vemendje, ndersa disa te tjere mendojne se dashurite qe lindin aty jane te verteta. Ashtu si dashuria e Ledjanes dhe Mevlanit, me e dashura dhe e kerkuara nga publiku,me kaq shume fansa te krijuar te cilet presin dyshen te dali çift nga emisioni.
Sipas ish konkurentit Eri Aga, dyshen do e shohim te dali çift, por jo ashtu si e mendojme ne. Ne nje deklarate te dhene para pak kohesh, ai u shpreh se Ledjana vete e kishte konfirmuar se nuk e pelqen fare Mevlanin, por eshte e detyruar te veproje sikur e pelqen pasi keshtu e do publiku dhe produksioni. (Lexo intervisten e plotë)
Ai gjithashtu tha se produksioni do i nxjerri çift vetem per te bere buje dhe asgje me shume, pasi gjithcka do jete false. (Reagimi i Ledjanes pasi mer vesh per intervisten e Erit, lexoje të plotë)
Nje prove e forte vjen sot nga opinionisti Meridian Ramcaj. Me ane te nje postimi ne instagram ai na tregon nje audio, ku degjohet zeri i Ledjanes duke thene:
”Me eshte shpifur vetja”.
Meridiani gjithashtu na kishte paralajmeruar se do te nxirrte fakte se Ledjana nuk ka asnje pelqim kundrejt Mevlanit dhe gjithcka eshte per show. (Lexo lajmin të plotë këtu)
Mesa duket,Ledjana jo vetem qe nuk ka pelqim ndaj Mevlanit, por madje i eshte shpifur vetja duke u detyruar te aktroje dhe te sillet sikur ka ndjenja per te,pasi keshtu e kerkon produksioni.