Me 15 korrik te ketij viti, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bene prinder per here te pare, ku sollen ne jete nje vogelushe bukuroshe qe e pagezuan me emrin Atara.
Ka kaluar thuajse 1 jave qe nga ardhja ne jete e vogelushes Atara, Orinda publikon disa foto nga momenti i ardhjes ne jete te Atares. Ne profilin e saj ne instagram, ajo ka postuar disa foto emocionuese, ku na ben me dije gjithashtu se vogelushja ka ardhur ne jete pas nje operacioni cezarian.
Në foto Orinda shfaqet duke qarë pas lindjes së vajzës, ndërsa në një tjetër ajo dhe Turi shihen me sytë e mbushur me lot nga gëzimi teksa përqafojnë njëri-tjetrin.
Nuk kishte si te mungonte edhe falenderimi nga ana e Orindes per mjeket te cilet e ndihmuan ne ardhjen ne jete te vogelushes.
Pak dite me pare, Orinda postoi ne rrjete sociale disa momente nga pritja speciale qe ju be Atares ne shtepi.
Gjithashtu ajo i dedikoi vogëlushes së saj disa fjalë të ëmbla, që mund të dalin vetëm nga shpirti i një nëne
“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjecare” , shkroi Orinda kraahs fotove së bashku me Atarën dhe me njerëzit e zemrës, në fytyrat e të cilëve rrezaton vetëm lumturi.
View this post on Instagram