Rrugëtimit të BBV i erdhi fundi disa ditë më parë, me fitues Luiz Ejllin.
Së fundmi, i ftuar në “Ftesë në 5” për të folur rreth edicionit të këtij sezoni si dhe për banorët ishte Arbër Hajdari.
Ndër të tjera Arbri u pyet se cili banor i ka ekzagjëruar situatat.
“Olta për mua, pak edhe Efi…Olta ishte e domosdoshme, Olta ashtu i kishte dhe jashtë edhe kur jemi takuar jashtë është po ajo… unë njëlloj ashtu si qeshja për gjërat që bënte atje, ashtu qesh edhe sot, është karakteri i saj…Jashtë kamerave më tha: “Më ke goditur shumë, je marrë shumë me mua…”, po pastaj e kuptoi…”, tregoi Hajdari.