Me Boren e dime qe flet, po me Donaldin? Ardit Cuni tregon raportin qe ka me aktorin pas debateve ne “BBV”

Gjate programit te “Big Brother VIP”, dy nder banoret qe shiheshin shpesh te debatonin me njeri tjetrin kane qene Donald Veshaj dhe Ardit Cuni.

Arditi u eliminua pasi Fifi e çoi në nominim direkt perballe me Donaldin.

Me daljen nga programi, kengetari i njohur komentonte shpesh nga studio të ndryshme lojën e banorëve. Nëpër intervista ai sulmoi aktorin dhe këngëtaren, duke thënë se mes tyre “kishte një garë të fortë hipokrizie”.

Por si është sot raporti i Ardit Çunit me Donald Veshajn? Duket se këtë kuriozitet e kanë shumë fansa të këngëtarit, pasi gjatë një bisede virtuale e kanë pyetur.

“Flet me Donaldin? Se me Borën e dimë që po”, i shkruan dikush, të cilit Çuni i përgjigjet: “Pse kur nuk kam folur?”, shoqëruar me disa emoji të qeshurash.

Pak kohe  me pare teksa ishte i ftuar ne nje interviste, Arditi foli per Fifin, per te cilen sipas tij eshte shkaktarja e cila e coi drejt eleminimit nga “BBV’, por dhe per Donaldin nuk la pa thene dicka.

“Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë. Do të thoja Fifi. Fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin. Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë. E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin. Më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë. Unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem”, tha Arditi asokohe duke mos përmendur më emra të tjerë.