Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, Diola Dosti tregoi historinë e saj të dashurisë, divorcin si dhe vështirësitë që ka kaluar si një nënë beqare e tre vajzve të saj.
E ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, Dola ka rrëfyer edhe bisedën që ka pasur me ish-bashkëshortin, pas daljes së saj nga reality show, duke marrë parasysh se e ka përmendur jo pak herë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ajo tha se filimisht i dërgoi një mesazh ku dhe i kishte kërkuar ndjesë nëse brenda në shtëpi kishte thënë ndonjë fjalë që e kishte prekur, dhe më pas e kishte falenderuar për kujdesin e treguar ndaj vajzave gjatë kësaj kohe.
Sigurisht që kishte marrë një përgjigje nga ai, i cili i kishte thënë: “Nuk ke përse më kërkon ndjesë, ishe shumë mirë në lojë”, ndërsa sipas Diolës ata edhe janë takuar këto ditë dhe ai i kishte shtrënguar dorën si rrallë herë kohët e fundit dhe e kishte parë me shumë dashamirësi, duke i lënë të kuptojë se cdo gjë mes tyre ishte mëse në rregull.
“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”, tregoi Diola.