Claudio Nika ishte një nga banorët e shtëpisë së “Big Brother”, i cili mori vëmendjen e publikut pasi shprehu hapur pëlqimin e tij për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Antonela Berisha.
Edhe pse ai flirtoi ndërsa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëria, Antonela vendosi që të mos e bënte një gjë të tillë dhe i tha se nuk e pëlqente.
Por tashmë Claudio e ka harruar ish-banoren e BB VIP dhe është në një lidhje me bukuroshen gjermane, Hannah Lenni.
Ditën e djeshme, Nika dhe Lenni ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku zbuluan se ata kanë qenë të lidhur prej 3 vitesh. Ata rrëfyen se ishin ndarë 1 muaj para se ai të bëhej pjesë e reality show.
“Unë dhe Hanna ishim ndarë, ishim 3 vjet bashkë dhe jemi ndarë një muaj para se të hyja në BBV. Ndodhi që ishte një periudhë e vështirë për ne pasi u larguam pak, ajo iku në Gjermani dhe unë nuk i isha i sigurt se ku do rrija”, tha Claudio në “Ftesë në 5”.
Nga ana tjetër, e dashura e sërfisitit tregoi se ishte e vështirë për të ta shikonte Claudion me dikë tjetër, madje ndonjëherë ka qarë për këto situata.