Arbana Osmani ka pasur një vit sa të suksesshëm, aq edhe impenjiativ.
Themi impenjiativ, pasi moderatorja, krah projektit të saj “Big Brother”, njëkohësisht ishte dhe në pritje të ëmbël.
Por duket se shtatzënia jo vetëm që nuk e ka ndaluar të korrë sukses në skenë, por as të udhëtojë. Pas përfundimit të programit, ajo udhëtoi në Europë e SHBA, duke vijuar pushimet e saj.
Tashmë duket se pritjes po i vjen fundi, pasi pak ditë e ndajnë nga ardhja në jetë e vajzës së saj.
Por para lindjes, ajo ka gjetur kohë të kalojë edhe me mikeshën e saj më të mirë, Xhemi Shehu, me të cilën janë parë duke ecur në Bllok ditën e djeshme.