Me 20 kilogramë më pak, Ledjana kthehet pas një pauze dhe zbulon lidhjen me djalin nga Kosova

Ledjanën e kemi pasur çdo ditë në ekran. Por, prej kohësh ajo është distancuar pak me angazhimetne saj

Një rikthim që pritej, ajo e pati të dielën në Prive.

Ish-protagonistja e “Përputhen” na tregoi të gjitha risitë e saj.

Nga minus 20 kilogramë më pak për veten, tek lidhja e dashurisë me një djalë nga Kosova.

“Mund të them që jam shumë e lumtur duket edhe buzëqeshja dhe qetësia që më karakterizon. Jam në lidhje me një djalë nga Kosova, më pëlqejnë shumë kosovarët, e kam shprehur dhe jam tepër e lumtur, kaq mund të them”, tha mes tjerash Ledjana duke mos dashur të zbulojë identitetin e mashkullit që i mori zemrën.

Ndër të tjera ish-konkurrentja e njohur zbuloi se planet e saj janë që të vendoset në Gjermani për të jetuar atje ku mendon të ushtrojë profesionin e saj të dentistes.