“Mbrojeni këtë vajzë me çdo kusht”- Rina bën një reagim publik pas debatit Nita-Luiz

Prime-n e kaluar në “Big Brother VIP” , Luizi dhe Nita u përfshinë në një debat me njëri tjetrin.

Ishte Nita ajo që kërkoi të dinte se pse nuk është nominuar më parë nga Luizi.

Këngëtari iu përgjigj se i ka ardhur keq kur ka dëgjuar për sëmundjen e saj, dhe pikërisht për këtë i ka kërkuar dhe banorëve të tjerë mos ta nominojnë Nitën.

Përgjigja e Luizit nuk i pëlqeu aspak Nitës, e cila tha se sëmundjen nuk e tregoi për ti ardhur kujt keqardhje, duke nxitur akoma më shumë debat mes tyre.

Për debatin Luiz-Nita, ka reaguar së fundmi dhe këngëtarja e njohur, Rina Balaj.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja shprehu hapur mbështetjen për Nitën.

“Mbrojeni këtë vajzë me çdo kusht”, shkroi Rina teksa etiketoi dhe llogarinë e Nitës.