Mbreti Charles përmend emrin e Rita Orës kur flet për Shqipërinë, reagon artistja

Gjatë një konference, Mbreti Charles nuk la pa përmendur edhe Shqipërinë, ku veçoi emrin e artistes Rita Ora.

Në një video që po qarkullon në TikTok, Mbreti shprehet:

“Sot të gjithë njerëzit e Ballkanit janë shumë të njohur në Britani në shumë fusha. Në muzikë Rita Ora, të cilën kam pasur kënaqësi ta dëgjoj të këndojë për herë të parë në Londër javën e kaluar. Shumë heronj ikonikë nga ky vend”, duke shtuar më tej edhe emrin e Nënë Terezës.

Rita ka ripostuar në Instastory videon e ndarë nga motra e saj, Elena Ora.