Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Mblidhet juria e edicionit 9-të të ICT Awards, Mbrëmja Gala më 11 Qershor

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

[ad_1]

Edicioni i 9-të i ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më datë 30 Prill 2021 në orar 23:59 duke i hapur kështu rrugë fazës së dytë të kësaj gare, të vlerësimit dhe shpërblimit të pionierëve të teknologjisë në trevat Shqipfolëse.

Aplikimet u hapën më 27 Mars përmes një evenimenti inovativ plotësisht virtual duke vënë në funksion disa prej risive teknologjike më të fundit të vizualizimit 3D.

Përgjatë 5 javëve pranë ICT Awards mbërritën 78 projekte me të cilat konkurrojnë 85 kandidatë në 8 kategoritë të ndryshme: Inovacioni i Vitit, Startupi i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në Ngritje, Femra në ICT, Cyber Security, Shërbimi Publik i Vitit dhe Covid-19 Response.

Gurëthemeli i radhës i edicionit të nëntë ishte të Mërkurën më 12 Maj ku u mblodh në Tiranë juria e ICT Awards përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elton Domnori, Edlira Martiri dhe Ilir Capuni.

Gjatë takimit u bë firmosja e Deklaratës së Konfidencialitetit, njohja me listën e plotë të aplikimeve të mbërritura në ICT Awards, diskutime mbi çështje me rëndësi bazuar në eksperiencën e anëtarëve të jurisë në vitet e kaluara dhe diskutimi dhe përcaktimi i kritereve të vlerësimit.

Vëmendjen kryesore të këtij takimi e kishin padyshim kandidatët dhe projektet e mbërritura ndërsa në axhendën e tij ishte përzgjedhja e kryetarit të jurisë që këtë vit do të përfaqësohet nga zj. Edlira Martiri dhe roli i nën kryetarit të jurisë nga z. Gjergji Guri.

Zj. Edlira Martiri në cilësinë e kryetarit të jurisë së edicionit të 9-të vjen me një profil akademik si lektore pranë Departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. E angazhuar në dhe me kontribut të shquar në dhjetëra projekte në fushën e teknologjisë dhe informacionit ajo bart titullin Doktor dhe Profesor i Asociuar pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Prej tre vitesh ajo ka qenë pjesë e jurisë së ICT Awards.

Qasja rigoroze dhe strikte me integritet të lartë profesional dhe pavarësi absolute vendimmarrjeje nga organizatorët e garës e anëtarëve të jurisë së ICT Awards është një cilësi e dëshmuar dhe e trashëguar ndër vite nga kjo garë mbarë kombëtare. 

 

Më 29 Maj juria do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të presë në një takim kandidatët e përzgjedhur të listës së ngushtë që kanë aplikuar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Më 30 Maj fjalën e kanë kandidatët e listës së ngushtë nga Shqipëria dhe Diaspora. Të gjithë kandidatët do të njoftohen përpara datës 29 Maj për ecurinë e projektit të tyre në ICT Awards.

Surpriza, të ftuar ekskluzivë dhe nën emocione të shumta do të mbahet Mbrëmja Gala e edicionit të 9-të më 11 Qershor 2021 në Tiranë ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve.

ICT Awards hapi edicionin e 9-të të garës mbarëkombëtare në teknologji më 19 Mars duke ju adaptuar tashmë normalitetit të ri në mënyra inovative krijuar si rezultat i pandemisë së Covid-19.

Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve gjeneralë dhe Diamond si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision sponsorëve Platinum si Dev.al dhe Albsoft. Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan si sponsorë Gold dhe 3i Solution, Soft&Solution, Ritech dhe Facilization si sponsor Silver.

ICT Awards gëzon partneritetin edhe të Bashkia Tiranë, Komunës së Prishtinës, SEEU TechPark dhe KujuStudio.



[ad_2]

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

FOTO/ G-Bani na prezanton me partneren e tij të re

E rëndë/ Shokët e prisnin për ndeshjen, futbollisti shqiptar i jep fund jetës — hidhet nga kati i 8-të

Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit: “Universi nuk bën më surpriza” (FOTO)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.