Mbrëmjen e djeshme, banorët kanë nisur duke komentuar opinionistët e “Big Brother VIP”.
Luizi ishte i mendimit se ata duhet që të jenë të ftohte në opinionet e tyre, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh gjithmonë.
Madje ai riktheu në vëmendje edhe opinionisten e edicionit të parë të BB VIP, Balina Bodinakun, ku sipas këngëtarit, ajo ka mbajtur gjatë gjithë kohës anën e një banori, Donald Veshajt.
“Jena fiks si vjet. Vjet ka qenë Balina, ka mbajtur anën e Donaldit, gjithë kohës”, tha Luizi.
Më pas Luizit i është kërkuar të ketë kujdes me mikrofonin, fjalë të cilat i dimë tashmë se përse thuhen.
Me këtë deklaratë, Luizi la të kuptohet se rolin e Balinës vjet, po e bën këtë vit Zhaklina, e cila sipas tij, po përpiqet ta nxjerrë atë keq cdo prime.