“Certified Lover Boy” kështu quhet albumi më i Drake që mesa duket do të përmbajë bashkëpunime me emra shumë të mëdhenj të botës së muzikës.
Teksa të gjithë po presin me padurim publikimin e tij, së fundmi një sërë tabelash në qytete të ndryshme në SHBA kanë zbuluar se cilët artistë do të jenë pjesë të albumit.
Ata konfirmuan duetet me Lil Durk, Ty Dolla Sign, Giveon Young Thug, Future, 21 Savage, Lil Baby, Yebba dhe Project Pat.
Pooor surpriza duket se do jetë akoma më e veçantë për ne shqiptarët, pasi thashethemet lart e poshtë thonë se në këtë album do të bëjnë pjesë të gjitha vajzat më të famshme në industrinë e muzikës dhe nëse shfletoni fotot më poshtë shihni në mesin e tyre: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max!!!
Ne mezi presim albumin, por sidomos që këto thashetheme të jenë të vërteta!