[ad_1]
Mastercard do të ndalojë praktikën e përdorimit të rripit magnetik. Duke filluar nga dekada e ardhshme, asnjë prej kartave të kreditit dhe debitit që bartin emrin e MasterCard nuk do të ketë një rrip ndërsa shumë vende Evropiane do të kenë kartat e reja që prej 2024.
Britania e Madhe tashmë ka kaluar në kartat me çipe por SHBA ende përdor rripat magnetikë.
MasterCard thotë se kartat e reja me çipe ose ato biometrike që përdorin shenjat e gishtërinjve ofrojnë siguri shumë më të lartë.
Kompania pretendon se është rrjeti i parë i pagesave që distancohet nga kjo teknologji. Rripat magnetikë filluan përdorimin në 1960 si një projekt i IBM për të krijuar karta identiteti për stafin e CIA-s. /PCWorld Albanian
[ad_2]