Rudina Hajdari ka konfirmuar publikisht ndarjen e saj nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë.
Në fakt ish-deputetja e PD-së, e ftuar disa kohë më parë në “Natën me Aulonën” pranoi se cifti po kalonte një krizë, nisur nga distanca dhe prioritetet e ndryshme që kishin në jetën profesionale, e mesa duket nuk ja kanë dalë lidhjes që e ndante “një oqean” dhe gjithcka ka marrë fund.
Hajdari e ka pranuar ndarjen në “D-Night” ku u shpreh se ata sërish ruajnë një respekt reciprok, pavarësisht gjithckaje që ka ndodhur.
Ndër të tjera politikanja tha:
“E kam shprehur unë që kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie e nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur, por ajo çka mund të them që ne kemi pasur fatin e privilegjin që njihemi për kaq shumë kohë bashkë e në thelb kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri tjetrit, e ja kemi transmetuar dhe gocës dhe ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.
Nuk i kam fare problem këto lajme se kur je person publik duhet ti përballosh, një ditë do s’do do të dalë e kur të përballesh më mirë të jesh e drejtpërdrejtë se sa ti bësh bisht”.