Pas shumë kohësh pauzë nga intervistat, Afrona Dika ka qenë e ftuar së fundmi në “Në Kurthin e Piter Pan” ku është vënë përballë pyetjeve nga gazetarët e vegjël.
Ajo ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për atë çka ka bërë rrjetin të ziejë muajt e fundit, ndarjen nga Blero dhe arsyet që çuan në këtë vendim.
“Viti i kaluar ka qenë një super sfidë për mua. Si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana personale. I kam pasur të gjitha si gëzimi deri te mërzitja, deri të humbjet. Ka qenë një vit plot sfida”, u shpreh fillimisht ajo.
“E përjetova si çdo ndarje që nuk është e lehtë, deri te ndarja jonë. Ka qenë një periudhë që më duhej kohë për të menduar dhe për ta ditur se çfarë dua unë në jetën time. Kisha nevojë për heshtje, për reflektim dhe të merrem shumë me punën. Puna më ka ndihmuar shumë në atë kohë sidomos familja dhe shoqëria ime e ngushtë që kanë qenë të gjithë pranë meje”-vijoi më tej Afrona.
Afrona tregon se u largua këtë kohë nga mediat e rrjetet sociale, duke thënë se ka dashur të mos ndikohet.
“Kam dashur të mos ndikohem me fjalë, me shkrime me njerëz, doja të tërhiqem pak sidomos nga mediat e gjithçka rreth meje dhe tij. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për mua, njeriu nuk lidhet me dikë për t’u ndarë në fund dhe nuk ka qenë ky qëllimi. Jeta ndonjëherë të surprizën. Të vijnë momente që ndonjëherë nuk i ke pritur. Vendosa të tërhiqem dhe të merrem me vetveten, me emocionet e mia, çka dëshiroj në jetë. Kam qenë në një proces shërimi, akoma jam. Koha i shëron plagët.
Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë dhe ne në fakt nuk e kuptonim sepse ndonjëherë është e vështirë të vendosësh diçka, a është e drejtë apo e padrejtë. Shpesh e mashtrojmë dhe vetën, do të bëhet mirë dhe thjesht me kohë edhe konfliktet mosmarrëveshjet po shtoheshin dhe në fund duhej të vendosnim diçka dhe ne menduam të shkonim në rrugë të ndara”, shprehu ajo.
Sa i takon asaj se kush kishte faj në këtë mes, Afrona tha se faji ishte tek të dy.
“Faji gjithmonë mendoj se është i dyanshëm, nuk mund të them që ka qenë faji im apo i tij. Thjesht nuk funksionoi më dhe vendosëm të mos i bëjmë njëri-tjetrit. Ka qenë një vendim shumë plotë i menduar, jo vetëm të ndahemi. Distanca e bën të veten në çdo lloj aspekti, por kanë qenë edhe tjera gjëra”-tha ajo.