Ish konkurrentja e “Love Story”, Marinela Hysa, rrembeu vemendjen e te gjithe publikut pak kohe me pare me videot Live qe ajo organizonte ne TikTok.
Ne keto video, Marinela ofendonte me fjale banale shume personazhe te njohur publik, kryesisht femra.
Mirepo tashme ajo eshte penduar per cdo fjale dhe fyerje te thene, tek theksoi se vemendja e madhe qe mori nuk i beri aspak mire.
Diten e sotme ajo ishte e ftuar ne nje interviste ne Tv Klan, ku shpertheu ne lot tek u kerkonte serish falje personazheve qe u ka drejtuar fjale banale dhe ka bere thashetheme per ta.
Marinela tregoi se ka qene vajza qe nuk shprehej kurre negativisht per asnje femer tjeter, por periudha qe kaloi ishte nje deshtim per te, ashtu sic e cileson ajo, qe tashme po perpiqet t’a kaloje dhe te rikuperoje suksesin qe ka patur.