Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Marina Vjollca shtatzënë për herë të parë? Ja detaji që e “fundosi”

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Për Marinën ka qenë një sezon i suksesshëm. Moderatorja ka mbyllur një sezon të mbarë me “Klanifornia”, duke ia dal ta shndërrojë këtë format ndër më të dashurit për publikun. Ndërkaq menjëherë ajo i është dedikuar edhe biznesit.

Ashtu si vetë biondja simpatike ka rrëfyer, tani ka sjellë në Shqipëri brandin “Elisabetta Franchi”. Pas disa kohësh takimesh dhe njohje me stilisten e famshme ndërkombëtare, duket se Marina ia ka dal që ta sjellë në vendin tonë emrin prestigjioz. Ndryshe nga verat e tjera që e kanë gjetur në udhëtime, kjo stinë e gjen atë me më pak kohë të lirë, kryesisht edhe nga biznesi.

Por duket se në rrjetet sociale kanë nisur aludimet se prezantuesja është në pritje të ëmbël. Fillimisht kanë qenë disa portale ato që kanë dhënë këtë lajm rreth Marinës, duke zgjedhur të japin pak detaje rreth këtij lajmi.

Kujtojmë që nga martesa e saj me Getoarin, të shpeshta kanë qenë lajmet rreth një shtatzënie, por duket se të gjitha herët Marina ka zgjedhur t’i përgënjeshtrojë, pa pasur nevojë të reagojë. Ndërkaq edhe në Instagramin e saj, duket se fansat nuk e kanë lënë pa e pyetur rreth kësaj shtatzënie që në muajin qershor.

 

 

Në një foto të postuar rreth një muaj më parë, ajo shkruan:

“Më mori malli për të gjithë ju”.

Menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komente duke i treguar dashurinë moderatores. Por disa prej tyre kanë ngritur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë. Të shumë janë ata që kanë komentuar duke e pyetur moderatoren se si e ka bebushin. Në foton e postuar Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

Në postimet e fundit që biondja seksi e ekranit ka, pak mund të dallojmë nëse kemi një bark të rrumbullakosur poshtë formave perfekte që Marina gëzon. E duke njohur anën e saj diskrete, vështirë se do të konfirmojë gjë vetë prezantuesja. Do të na duhet të presim kalimin e muajve për të mësuar nëse një nga emrat më të dashur të showbizzit tonë do të bëhet nënë për herë të parë, apo edhe këtë herë lajmet janë ‘një alarm fals’.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Zjarr masiv përfshin ishullin grek të Hiosit

Irani zotohet të vrasë 50,000 ushtarë amerikanë: Zëdhënësi televiziv i Teheranit thotë se Trump ka urdhëruar ‘arkivole’

Sherr në Vlorë/ Shoferi përplas qëllimisht disa herë me makinën e tij një makinë tjetër

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.