Marina Vjollca dhe Getoar Selimi prindër për herë të parë, Luana Vjollca bën dedikimin e ëmbël

Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur, Getoar Selimi, u bënë prindër për herë të parë.

E para që ka reaguar për këtë lajm të ëmbël ka qenë Luana Vjollca, e cila ka publikuar një status në Instastory, ku shkruante: dedikim

“Ndjesia më e bukur në botë” dhe në sfond kishte zgjedhur ngjyrën rozë, duke nënkuptuar kështu edhe gjininë e bebes.

Kujtojmë se Marina zbuloi se është në pritje të ëmbël në fund të muajit gusht, pas katër vitesh martesë me këngëtarin.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!”, shkroi në atë kohë Marina krahas fotove.