1 vit më parë, Getoar Selimi dhe bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, u bënë prindër për herë të parë, me moderatoren që solli në jetën vajzën e tyre, Marget.
Cifti i njohur përgjatë këtij viti të mbushur me emocione e plot me dashuri, kanë ndarë shpesh momentet që kalojnë me të bijën, më së shumti Marina pasi reperi ka zgjedhur të jetë më i rezervuar, megjithatë sot ai ka bërë një urim vërtetë të bukur për vajzën.
Kështu, bashkangjitur me një foto ku shfaqet me Marget, Ghetto Geasy shkruan se momenti që ajo ka ardhur në jetë, ka qenë si një lindje e dytë për të, ndërsa shprehet se kur sheh sytë e vajzës dhe buzëqeshjen e saj, kupton që jeta ja vlen të jetohet me të gjitha vështirësitë e saj.
Urimin për “ëngjëllin e tij” artisti e mbyll me një premtim, se do të jetë gjithmonë pranë vajzës!
“Jeta e Babes, kur erdhe ne jete ti, une u linda per se dyti.
Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat qe vijnë e shkojne gjate rruges. Babi do jete gjithmonë ketu per ty bija ime!
Gezuar ditelindjen e pac jete te gjate e te lumtun Engjelli im!”, shkruan reperi.
https://www.instagram.com/p/ClWB2qgIkuP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=016b8987-22cf-46c6-8188-b9e1886c1a16