Rudina Dembacaj në një intervistë ka zbuluar se motra e saj ka qenë mbështetja më e madhe në momentet më të rëndësishme të jetës së saj, siç ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun.
Ajo tha se ka qenë një situatë goxha e vështirë, sepse e ëma dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin pasi nuk ishin dakord.
“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi.
Si ja thashë?
U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”-tha Rudina.