Dokumentari i Selena Gomez, “My Mind & Me”, prej disa ditësh tashmë është shfaqur në Apple TV+.
Të shumtë kanë qenë shikuesit dhe fansat e këngëtares që mezi e kanë pritur, mirëpo mamaja e Selenës refuzon ta shikojë.
E ftuar në podcastin “On Purpose With Jay Shetty”, Mandy Teefey rrëfeu arsyet e vendimit të saj.
E ëma e Selena Gomez thotë se nuk do të shikojë filmin pasi do t’a lëndonte shumë dhe me siguri nuk e përballon dot.
Për të ëmën do të ishte shumë e vështirë emocionalisht që të shikonte të gjithë filmin emocionues ku e bija shfaq detaje rreth betejave të saj, ndarjen nga Justin, çrregullimin bipolar dhe famën.