Maluma së bashku me Nicki Minaj dhe Myriam Fares janë këngëtarët e përzgjedhur për këngën e botërorit për këtë vit.
Së fundmi, Maluma ka qenë i ftuar në një intervistë mirëpo e ka ndërprerë dhe është larguar i pakënaqur.
Kjo erdhi pasi gazetari tha se ai mund të akuzohej për përkrahjen e abuzimeve të të drejtave të njeriut nga Katari.
Ylli i muzikës u pyet nëse ai nuk i kishte problem shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend, pasi Shakira dhe Dua Lipa refuzuan të merrnin pjesë në Kupën e Botës për këtë arsye.
“Është diçka që nuk mund të zgjedh, unë erdha këtu për të shijuar jetën,për të shijuar futbollin, nuk është diçka që unë dua të përfshihem”, u përgjigj Maluma.
Ndërsa gazetari këmbënguli se kjo është diçka që njerëzit mund ta mendojnë, Maluma u largua duke e quajtur atë “të pasjellshëm”.