Një nga reperët më të mirë shqiptarë, Majk, feston sot ditëlindjen.
Në rrjetet sociale ai ka marrë urlme të shumta nga miqtë, ndjekësit, dhe familjarët. Por, më i ëmbli ishte ai nga i biri i tij Roani. Maijk ndau në Instastory një video të tij ku i këndonte këngën e ditëlindjes.
Majjk mbetet një prej artistëve më të kërkuar të skenës. Këtë vit ai solli disa projekte të suksesshme muzikore. Projekti i tij i fundit është bashkëpunimi me Xhensila Myrtezaj dhe Getoar Selimin “Mëkati Jem”.
Nga ana tjetër, së fundmi ai u përfol për një lidhje të re dashurie, pasi u pa me një vajzë misterioze në një nga qendrat tregtare në Prishtinë. Megjithatë, pasi lajmi bëri xhiron e mediave ata nuk janë fotografuar më në publik.