Duket se një tjetër çift po krijohet në showbiz-in botëror, dhe në fakt është një “kombinim” që as imagjinata më e thellë nuk e kishte projektuar; MADONNA & MALUMA BABY.
Madonna dhe Maluma duket se janë gjithmonë e më afër njëri tjetrit, teksa po përgatiten për turneun e tyre të ardhshëm botëror.
Sipas burimeve pranë çiftit, ekziston një kimi mes tyre dhe kjo vihet re lehtësisht sa herë i sheh së bashku.
“Ata ishin komod dhe shumë të afërt, aq sa njerëzit e tjerë vendosën t’i linin vetëm për të vazhduar….”, është shprehur një burim për “Radar Online”.
Burimet kanë treguar gjithashtu se Madonna ka postuar një video me Maluma-n në Instagramin e saj privat.
“Ajo i jep një puthje të madhe para balerinëve të tjerë. Ata duken shumë intimë”, shprehen burimet për mediat botërore.
Miqësia e Madonnës me këngëtarin filloi në vitin 2018 kur ajo u prezantua me të në MTV Music Video Awards.