Stresi gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, ku dhe u shpall fitues, vazhdimisht ka përmendur mikun e tij, Noizyn.
Ky i fundit u bë edhe arsye debati brenda shtëpisë pasi u zbulua njohja me Xhuli Nurën.
E pas daljes Stresi ka zbuluar se cili ishte reagimi i Noizyt lidhur me këto situata.
“Ai më tha, ma ke nxi jetën aty. Ai e ka kuptu se nuk ishte faji im, kemi bisedu. Iu ka bo qefi shumë”
I pyetur për bashkëpunim me Noizyn, Stresi tha se nuk kanë caktuar ende datë, por sipas tij kur të publikohet do thyejë rekorde.
”Do thyejë rekorde shqiptare”, tha Stresi.
Po ashtu, Stesi u pyet edhe për lidhjen me Keisin, por këtu u tregua i rezervuar duke mos dashur të flasë shumë. Ai nuk zbuloi nëse ka shpresë për ribashkim.