Duket se afeksioni për lojërat elektronike ka prekur dhe këngëtarin e njohur, Ledri Vulën.
Mirëpo kjo situatë ashtu si në shumë lidhje të tjera, ka ndikuar dhe në atë të Ledrit me Sarën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Sara ka treguar se zihet shpesh me Ledrin pasi ai shpenzon shumë kohë duke luajtur lojën e njohur, CS:GO.
“Unë sa herë zihem me Ledrin për CS GO’- shkruan Sara në videon e postuar në ‘Tik Tok’.
Ndërsa në sfond përdor audion tashmë virale në rrjet:
‘Do vishem mirë, do lyhem, do dal dhe vetëm do kërcej. Vetëm do kërcej, do ja heq trurin’
Ndërsa në përshkrimin e videos ajo thotë se kjo situatë “ja ka sjellë në majë të hundës“.