Ethet e nominimit janë ndjerë gjatë gjithë ditës sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”, edhe pse në fakt votimi që u hap Prime-n e kaluar ishte për të preferuarin e shtëpisë.
Megjithatë banorët janë të bindur që më pak të preferuarit do të dalin në nominim dhe sonte do të ketë një të eleminuar nga reality show.
Mëngjesin e sotëm, në një bisedë me Shpatin, Luizi ka shprehur dëshirën që i eleminuar të jetë ish-aleati dhe miku i tij, Armaldo Kllogjeri, duke u shprehur se “ja ka neveritur”, pasi është treguar frikacak dhe “pa burrëri”.
“Do Zoti, ma heq qafe Maestron. Ma ka nerveritur me atë që ka bërë. Nuk ka lidhje me lojë fare. Prej teje e pres, nga ai jo se jemi 66 ditë bashkë. E di shumë mirë kur ka qënë i zhytur, e kam marrë e kam nxjerrë. E kam ndihmu, ça nuk i kam bërë. Tani që i vjen një rast, i thua Kiara asaj. Ik ere, ik pirdhu me gjithë zarf, pa burrëri. E ndjeu veten në rrezik, më fut mua more. Është kokrra e burracakut, është normale që të gjithë kanë interesin e vet por kur ke variant tjetër zgjidh atë’- është shprehur Ejlli, e mesa duket përpjekjet e Maestros për të pasur një pajtim mes tyre, nuk po funksionojnë aspak.
https://www.instagram.com/reel/CpNKaabphiX/?igshid=YmMyMTA2M2Y=