Këngëtarja Greta Koçi, feston sot ditëlindjen dhe e dini sa vjeç mbush?
Nëse u bëtë kuriozë, po jua tregojmë, dhe jo nuk mbush 16 vjec. Greta ka lindur më 26 shtator të vitit 1991 dhe sot mbush plot 30 vjec!
Në këtë përvjetor të shënuar edhe urimet kanë qenë po aq speciale për këngëtaren. E para që e uroi publikisht ishte motra e saj, Eni Koçi.
Kjo e fundit ndau në InstaStory një foto me Gretën, për të cilën përzgjodhi fjalët më të ngrohta.
“Motrës time të ëmbël dhe të bukur, gëzuar ditëlindjen!
Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time.
Uroj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të qeshur sepse ti meriton çdo të mirë. Gëzuar ditëlindjen motra dhe shoqja ime më e mirë. Të dua!”- shkruan Eni