Kane kaluar pak minuta qe pas mbarimit te puntates se pare te ketij sezoni te Për’puthen dhe prezantimit te disa prej konkurenteve.
Nje nga personazhet qe u prezantua sot ishte Markeliano Peti, i cili u etiketua nga produksioni si bipolar dhe kjo per shkak te nje debati qe, sipas Bores, Markeliano e kishte shkaktuar diten e audicioneve.
Mesa duket ai nuk kishte durim te priste ne rradhe dhe per kete ishte “revoltuar” paksa. Ndersa gjate prezantimit te tij ne skene, ai u shpreh se ishte shume i qete dhe po priste me durim ne rradhe.
Pas postimit ne faqen zyrtare te Përputhen ne Instagram, ku behet prezantimi i Markelianos, komenton ish konkurenti i sezonit te meparshem, Elvisi.
Atij i eshte dukur i pavend etiketimi i konkurentit si “bipolar” dhe per kete ironizon programin.
Ne fillim ai beri nje koment ne postimin e faqes se Perputhen, e me pas vendosi te reagoje me nje postim ne InstaStory pikerisht per kete, pasi sipas Elvisit, Markeliano eshte etiketuar me te pa drejte me nje nga semundjet me te renda psikike.