Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë padyshim çifti më i dashur i momentit dhe çdo veprim i tyre tërheq vëmendje.
Dyshja u njohën dhe krijuan një lidhje teksa të dy ndodheshin pjesë e “Big Brother VIP”.
Megjithatë rrugëtimi për Luizin që t’ia fitonte zemrën Kiarës nuk ka qenë dhe aq i lehtë.
Ndryshe nga sot, e cila nuk ka moment që ia shpreh dashurinë Luizit, pak kohë më parë ajo shprehej se këngëtarin nuk do të donte ta kishte për burrë.
“Luizin burrë, larg qoftë”, shprehej Kiara asokohe.
Kujtojmë se Luizi i propozoi për martesë Kiarës disa ditë më parë në prime-n e” Big Brother VIP”, dhe sigurisht që ajo tha PO.