Luiz Ejlli ka krijuar një zhurmë në rrjetet sociale për shkak të deklaratave për personat që e mbështetën publikisht gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë së BBV.
Këngëtari u shpreh se miqtë e vërtetë nuk kanë nevojë as të lyejnë flokët si ai e as t’a bërtasin mbështetjen e madhe ndaj tij, pasi ka edhe miq që të gjenden krah në heshtje.
Luizi gjithashtu shtoi se nga personat që e kanë mbështetur, Meridianin e njeh shumë pak, ndërsa me Jonin dhe Marion nuk komunikonte prej dy vitesh.
Këto deklarata të tij po vazhdojnë të komentohen në rrjet, ndërsa pak më parë Luizi hodhi një tjetër thumb.
Me anë të një postimi në InstaStory, këngëtari falenderoi publikun që e mbështeti por bëri një reagim edhe për ata që i kanë kthyer shpinën.
“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur s’kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë dhe natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që me deshën prejvërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty Publiku im. Ju do Luizi Fort!”