Një nga çështjet që është përfolur shumë në rrjetet sociale përsa i përket lidhjes së Luizit me Kiarën, ka qenë edhe ngjashmëria e kësaj të fundit me ish partneren e tij.
Komente dhe video të shumta krahasonin dy vajzat e madje janë ngritur aludime se kjo ka qenë arsyeja që këngëtari është dashuruar me moderatoren me shikim të parë.
Për sa kohë dyshja do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” nuk mund të ketë një reagim prej tyre, ama një mendim e kanë dhënë dy miqtë e Luizit.
Mario dhe Joni kanë qenë të ftuar së fundmi në një intervistë për “Glamour Zone”, ku kanë ironizuar fjalët se Luizi është dashuruar për shkak të ngjashmërisë së dy vajzave.
Më pas ata janë shprehur se gjithsecili e sheh dhe percepton si di vetë, ndaj nuk ka nevojë për një të afërm të Luizit për t’i vënë pikat mbi “i” kësaj çështje.