Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” të shumtë kanë qenë personat që i kanë premtuar Luizit para apo kontrata pas daljes së tij.
Mirëpo përpos këtyre premtimeve monetare, Luiz Ejlli ka folur për një gjest të bukur por edhe të ‘çmendur’ që ka bërë një fans i tij që i ka bërë shumë përshtypje.
Ai kishte bërë tatuazh në krah fytyrën e këngëtari, ku ka treguar episodin sesi është njohur me këtë të fundit.
“Gjesti më i bukur njerëzor kam parë, kam qenë më makinë tek Harry Fullz dhe kam parë një kamionçinë me bombola gazi dhe shoferi zbriti. Më bllokoi rrugën erdhi te xhami dhe në krah kishte fytyrën time, më tha që jam i çmendur pas teje dhe familja e tij.”
Për shkak se kishte bllokuar rrugën, shoferët e tjerë në trafik filluan t’i binin borisë, mirëpo kur kuptuan se Luizi ishte në makinë, zbritën edhe ata për t’a takuar.
Situata e trafikut u përkeqësua ndaj një polic e largoi Luizin nga turma, ndërsa më pas edhe vetë polici kërkoi një foto me të.
“Kur e pashë ngela pa fjalë, filluan të binin boritë. Erdhi dhe policia dhe më shoqëroi deri në Zog të Zi dhe më pas më kërkoi foto”, tha ai për ‘Shqipria Live’.