Luizi thyen betimin, i bën të papriturën kësaj banore të BBV

Luizi është shprehur shpesh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” se Nita Latifin nuk do t’a nominojë kurrë.

Mirëpo betimin e tij Luizi e theu pikërisht sot.

Teksa shkoi në dhomën e rrëfimit për të dhënë nominimet e tij, ai surprizoi jo pak me zgjedhjet, duke thënë emrin e Efit dhe Nitës për të cilën ishte betuar se nuk do e nominonte.

Nita sot u nominua vetëm dy herë, nga Luizi dhe Kiara.

Nuk dihet nëse Kiara i ka dhënë ndonjë shenjë Luizit pas ri-hyrjes së saj në BBV në lidhje me banorët që i kanë kundërshtarë.

Megjithatë, Luizi i ka treguar Nitës më parë se nëse rrethi i nominimeve do të ngushtohet, do e nominojë, fjalë për të cilat vetë ajo ishte dakord.