Luizi “thumbon” Efin: “Do futem në ‘Përputhen’ të bëhem VIP…”

Rihyrja e Efit në “Big Brother VIP” nuk ndodhi ashtu siç ajo priste, pasi u përball me injorimin e Luizit dhe debatet me Kiarën.

Efi është parë shpesh të debatojë me Kiarën, mirëpo ditët e fundit “i është qepur” edhe Luizi.

Madje, në një diskutim së fundmi me banorët e tjerë, Luizi “thumboi” Efin.

Ai tregoi se kur të dalë nga “Big Brother VIP”, do bëhet pjesë e emisionit të “Përputhen” në mënyrë që të bëhet VIP.

Kujtojmë se Efi ka qenë pjesë e “Përputhen”, aty ku dhe u bë e njohur për publikun shqiptar.