Luizi takoi nënën e tij pas 127 ditësh izolim, Kiara Tito bën postimin e ëmbël

Pak minuta më parë Luizit iu bë supriza më e madhe pas 127 ditëve izolim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Nëna e tij kishte udhëtuar nga Amerika enkas për të takuar të birin e saj, moment ky që na emocionoi të gjithëve.

Nënë e bir u çmallën me njëri tjetrin mes puthjesh e përqafimesh, ndërsa ajo i dha edhe këshillat e tij Luizit.

Në këtë takim nuk u la pa përmendur edhe Kiara, e cila bëri një postim në InstaStory kushtuar këtij momenti emocionues.

Teksa ndau një foto nga takimi emocionues, Kiara shkroi: “Momenti më i bukur i këtij Big Brother!!!!”, shoqëruar me një zemër.