Luizi sqaron raportin me Jurgenën dhe tregon çfarë ndodhi me Instagramin e parë!

Së fundmi Luiz Ejlli ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”.

Teksa rrëfeu disa të pathëna, këngëtari u ndal dhe te Instagrami i parë që ia menaxhonte Jurgena.

I pyetur se ku kanë shkuar përfitimet nga reklamat që janë bërë nga ky Instagram, Luizi shprehet se çdo gjë është e faturuar dhe janë në dorë të sigurt.

Ai tregoi se ka takuar babain e Jurgenës, duke u shprehur se ishte ndjerë keq problemet që i kishte hapur.

“Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri. Erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vreri dhe me bëri të ndihem shumë keq. Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi.