Luiz Ejlli ishte dhe vazhdon të jetë një nga personazhet që ka marrë më së shumti mbështetje pasi u kthye në kryetemën e rrjeteve sociale e jo vetëm.
Mirëpo, pas daljes nga shtëpia ai u shpreh se shumë persona me të cilët nuk ka patur marrëdhënie shoqërore më parë, e kanë quajtur ‘mik’ gjatë qëndrimit të tij në BBV.
Kjo deklaratë e tij ngriti dyshime se Meridiani, Joni dhe Mario, të cilët kanë postuar dhe folur shumë për Luizin, nuk kanë qenë edhe aq të vërtetë.
Për t’a sqaruar një herë e mirë këtë situatë, Luizi është pyetur nga gazetarët e “Shqipëria Live”, ku ka qenë i ftuar ditën e sotme.
Ndër të tjera, këngëtari u shpreh se miqtë e vërtetë nuk kanë nevojë as të lyejnë flokët e as t’a tregojnë publikisht mbështetjen e tyre me anë të videove apo postimeve.
Luizi gjithashtu shtoi se Meridianin e njeh shumë pak, ndërsa me Jonin dhe Marion kishte dy vite që nuk kishte fare komunikim.