“Ethet” e nominimit të së shtunës nuk kanë mbërthyer vetëm Olta Gixharin, por edhe Luizin.
Pasi aktorja u shpreh se nëse largohet ajo nuk do të rikthehet me biletën e kthimit, dy fjalë për këtë nominim i ka thënë dhe Luizi.
Në një diskutim me Elvis Pupën, Luizi është shprehur se publiku e do vetëm atë në shtëpi, pra pa Kiarën.
Këngëtari shtoi se publiku preferon më shumë Oltën pasi ajo bën spektakël e debate, ndërsa sipas Elvisit, Olta është inteligjente por nuk e preferon lojën e saj.
Sa i përket Elvis Pupës, në një diskutim pak ditë më parë, ai u shpreh se mund të largohet ditën e dielë nga reality show pasi nuk është dicka që i përshtatet.