“Luizi nuk ka strategji, por kopje”- Shpati flet për lojën në “Big Brother VIP”

Edhe pse aventura e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk zgjati shumë, Shpat Kërleshi ja doli të jetë disa herë në qendër të vëmendjes së diskutimeve, kryesisht për shkak të “trekëndëshit të dashurisë” që formoi me Dean dhe Nitën dhe lojën që zgjodhi të bëjë me të dyja vajzat.

I ftuar sot në “Pardon My French”, Shpati foli pikërisht për këtë eksperiencë të tijën, ku tregoi si e kishin pritur banorët fillimisht në shtëpi, duke thënë:

Jam ndjerë shumë mirë, nuk e kam pritur që do ndihesha aq rehat. Kur hyra unë nuk kanë qenë shumë. Jam munduar të njoh secilin edhe lojën edhe pjesën personale. Me Oltën nuk e kam pritur, e kam pritur më të ftohtë edhe kur na ra kërcimi në ‘Dancing’. Me Luizin jam kënaqur me batutat. Më pëlqen si njeri Dea, po të kishte diçka më shumë do e thoja. Me Nitën m’u rikthyen ato vite para, energjia. Në fillim kam patur strategji, doja të krijoja afrimitet me Valbonën dhe Tanin. Po Valbona iku, Tani e pashë që ishte pak i shuajtur dhe e lashë strategjinë fare.” 

Ndërsa për dinamikën e tyre brenda shtëpisë, por edhe për lojën e parashikimin deri në finale, Shpati tha:

Edhe nëse kisha patur diçka me Dean nuk e kisha pritur atë reagim nga Nita. Besoj do flasim bashkë jashtë. Ideja ‘e puthjes’ me Dean ishte e Jorit.

E shoh Luizin dhe Oltën në finale por dhe Kiara mund të jetë. Nuk e shoh Nitën deri në finale. Edhe Maestron e kam menduar, por deri në këtë pikë nuk besoj më. Për Maestron ka disa kohë që Luizi do ta nxjerrë, tani e ka me të dy (me Kristin dhe Armaldon). Kjo e Luizit nuk është strategji, është kopje.”