Luiz Ejlli është padyshim personazhi më i njohur i momentit dhe jo më kot.
Loja e tij spektakolare në reality show-n “Big Brother VIP”, rrëfimet e tij të trishta si dhe lidhja me Kiara Titon, e bënë publikun të “dashurohet” me Luiz Ejllin.
Madje emri i këngëtarit ka shkuar në shumë vende të botës, duke përmendur këtu fituesin e “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs, i cili bëri një përshëndetje publike për Luizin.
Mirëpo, e kishit menduar ndonjëherë se si do të ishte loja e këngëtarit nëse do të ishte pjesë e BBV1 me kundërshtar Ilirin dhe Donaldin?
Luizi ka treguar ditën e sotme se diçka e tillë ishte shumë pranë të ndodhte por fatkeqësisht babai i tij ndërroi jetë dhe ai nuk u bë dot pjesë e BBV 1.
Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”
Luizi: Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë.
Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?
Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfet si bëhet “Big Brother”.
Pa dashur të ulim banorët aktual të cilët gjithashtu po bëjnë një lojë të shkëlqyer, por një përballje mes Luizit, Ilirit dhe Donaldit do e kishim dashur të gjithë! /Lokimagazine.com