Luizi-Kiara apo Donald-Bora? Ja si përgjigjet Semi Jaupaj!

Kejsi Tola erdhi me një surprizë për të gjithë ne! Artistja ka prezantuar “LUMINOUS”, një projekt për të cilin ajo është dedikuar për më shumë se dy vite.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka organizuar një event mjaft të veçantë me shumë të ftuar nga bota e televizionit, artit dhe muzikës për të prezantuar këtë kryevepër.

Mes shumë të ftuarve, njëra prej tyre ishte edhe këngëtarja Semi Jaupaj, e cila nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve të vogla rreth jetës së saj, karrierës dhe gjithashtu rreth miqve të saj Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

Keisi me albumin e saj të ri, si e shikon ?

Jam shumë e lumtur për Keisin, po dëgjoj gjithandej rikthime dhe është një rikthim sepse ka bërë 2 vite mungesë. Jam shumë e lumtur që vjen me një mini album dhe mezi pres ta dëgjoj sepse Keisi perveç se është një vajzë shumë modeste është dhe shumë e talentuar“.

Si e shikon Big Brother-in e këtij viti? Cili do doje ta fitonte?

Nuk kam shumë qejf të flas për Big Brother, mendoj se e kam mbyllur ciklin tim me të, u uroj shumë sukses të gjithëve . Patjetër që e kam një të preferuar po nuk do doja ta thoja“.

Historia Luizi-Kiara apo Donald-Bora? Një përgjigje objektive.

Nuk tregohem dot objektive në gjërat që më përkasin mua që i kam afër zemrës, kshu që do thoja Bora-Donald“.

Po ti dhe jeta jote sentimentale?

Single , single, single. Jam shumë e fokusuar për momentin dhe do doja të vazhdoja dhe për pak kohë. Kjo nuk i dihet mbase na vjen princi i kaltër dhe nuk pyet me ca merremi ne“.

Projekte këtë verë ka?

Po po ka“.

Bashkpunime? Ndonjë emër?

Emër jo, po bashkpunim ka“.