Luizi këndon “U bo vonë” në versionin e tij, reagon Capital T

Me rastin e plot 90 ditëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, produksioni kishte përgatitur një festë të madhe për banorët në oborr.

Konkurrentët u argëtuan me njëri tjetrin, me Dj, pijet e gjithçka ishte përgatitur për ta.

Në këtë festë u vendosën edhe hitet e artistëve më në zë shqiptar, ku Luizi krijoi versionin e tij të këngës “U bo vonë” të Capital T.

Duket se ky version është pëlqyer shumë nga publiku, por edhe vetë nga Capital T i cili e ka postuar këtë moment në rrjetet e tij sociale.

Kështu duket se këngëtari e ka vlerësuar Luizin duke kënduar hitin e tij, por ka treguar edhe një lloj mbështetje për lojën e tij brenda shtëpisë ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur.