Luizi i tregoi se në trup ka një tatuazh dedikuar një vajze tjetër, si reagoi Kiara

Tanimë të gjithë e dimë pasionin e madh të Luiz Ejllit për tatuazhet.

Në trup ai ka disa të tillë dhe madje dy më të fundit i bëri pak javë më parë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Njëri prej tyre ishte dedikim për Kiarën, duke gdhendur firmën e saj.

Së fundmi në një diskutim me moderatoren, Luizi i ka treguar një “sekret”.

Ai ka zbuluar se aty ku tani ndodhet tatuazhi i tribalit, dikur ka qenë një dedikim për një vajzë tjetër.

Kiara e habitur ju përgjigj: “E paske bërë rrugë ti”.

Mënjeherë artisti ju justifikua me faktorin moshë duke i thënë se ka qenë shumë i ri, rreth 20 vjec.

Megjithatë, cifti vendosën që pasi të dalin nga shtëpia e BBVA do ta diskutojnë sërish dhe Luizi do t’ia tregojë emrin e plotë të vajzës.