Në kuadër të lojës,”Vëllai i madh” i kërkoi gocave ditën e djeshme që asnjë prej tyre mos ti fliste çunave. Nëse kjo provë kalohej me sukses, Ermiona do të merrte imunitet dhe një surprizë të bukur.
Por për fat të keq nuk ndodhi, pasi momenti kur Luizi vendosi Kiarën pas murit duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup, bëri që gocat t’i vijnë në ndihmë moderatores duke prishur lojën.
Si duket nisur nga kjo situatë, një zarf i zi ka mbërritur sot në shtëpinë e BBV.
Megjithëse nuk është bërë e ditur se për çfarë bëhet fjalë, zarfi i zi gjithmonë simbolizon diçka të keqe.
Banorët filluan të diskutonin se për çfarë bëhet fjalë. Mirëpo një moment, Luizi i ka përmend zarfin e zi Kiarës, ku i është drejtuar se ia arriti qëllimit, rreferuar eleminimit nga shtëpia.
Kjo ka bërë që Kiara të shpërthejë në lot.
