Pas një orë bisedë me produksionin në dhomën e rrëfimit gjatë mbrëmjes së djeshme, Luizi u tjetërsua dhe ndryshoi totalisht sjelljen ndaj Kiarës.
Ai filloi t’a shmangte dhe t’i fliste ftohtë, ndërsa e pyeste disa herë se përse u rikthye në shtëpi.
Madje një bisedë e tij me produksionin është bërë publike e po qarkullon në rrjetet sociale.
Në të dëgjohet Luizi të thotë se me Kiarën ka mbaruar çdo gjë, ishte e bukur për kaq kohë sa zgjati, ama ai është më i fokusuar tek loja.
Mirëpo në fakt e gjithë kjo situatë është një mision i dhënë për Luizin nga ‘Vëllai i madh’.
Duke qenë se Kiara humbi lojën me tullumbace, dënimi i saj i është ngarkuar Luizit i cili duhet t’a shmangë Kiarën.