Luizi është i varur nga bixhozi? Shokët zbulojnë të vërtetën: “Produksioni futi Bledi Manen për t’ia thënë në sy”

Dy shokët e Luizit, Joni dhe Mario u bënë të njohur për publikun pasi hynë në “Big Brother VIP” për të surprizuar këngëtarin.

Nga ai moment, dyshen e kemi parë shpesh nëpër intervista të ndryshme duke ndarë momente nga jeta e tyre si dhe duke zbuluar “sekrete” për mikun e tyre, Luizin.

Së fundmi, të ftuar në “Glamour Zone”, Joni dhe Mario kanë shuar kuriozitetin e të gjithëve: A është Luizi i varur nga bixhozi?

“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem, Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin’ u shprehën shokët e tij, duke hedhur poshtë çdo aludim në rrjet.