Largimi i gazetarit Bledi Mane nga BBV shkaktoi pakënaqësi tek një pjesë e publikut pasi audienca filloi t’a shihte si një karakter interesant brenda shtëpisë.
Mirëpo, situata ishte komplet e kundërta para hyrjes në BBV si dhe në ditët e para të pjesmarrjes së tij në reality show.
Bledi ishte një nga më pak të pëlqyerit nga teleshikuesit e kjo për shkak të thumbave dhe ngacmimeve ndaj Luizit.
Rreth kësaj situate ka folur vetë gazetari teksa ishte i ftuar në programin e mëngjesit, “Wake Up”.
Përsa i përket deklaratave se Luizi është i varur nga bixhozi, gazetari u shpreh se ka marrë një morí reagimesh madje edhe kërcënime me jetë.
“Gjatë rrugës kur shkoja për tu futur, mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra“- u shpreh Bledi.